KryesoreLajme

Kasami për VLEN-I: Mund të shkojmë me idenë e formimit të një subjekti të përbashkët

-Ka një dakordësi që koalicioni VLEN të shkojë si një trup i përbashkët, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për zgjedhjet lokale gjatë vitit të ardhshëm në Maqedoninë e Veriut. I pyetur për idenë e shkrirjes së koalicionit në një parti, Kasami tha:

“Patjetër që jemi duke shkuar në atë drejtim, por nuk duam t’i sforcojmë këto zhvillime, e dini që te shqiptarët në RMV më tepër është përvoja e ndarjes sesa e bashkimit, prandaj ne duam që ky proces të jetë i natyrshëm dhe kemi vlerësuar që deri tash kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, në këtë drejtim do të ecim deri në zgjedhjet lokale, nga zgjedhjet lokale edhe njëherë po e përsëris që mund të shkojmë një hap më tutje, ndoshta edhe me idenë e formimit të një subjekti të përbashkët”, deklaroi Kasami.

Lexo më shumë  Kurti: Policia e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë, sulmet dëshmojnë se me profesionalizëm arrihen rezultate për sundim të ligjit

Rruga Press

YouTube player