Lajme

Kasami e përjashton Rexhepin nga të gjitha pozicionet brenda Lëvizjes Besa

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, informon se ka marrë vendim që deputetin e kësaj partie Kastriot Rexhepi, ta përjashtojë nga të gjitha pozicionet partiake.

Kasami thotë se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, përcjell Rruga Press.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Bilall Kasamit.

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

Ndryshe, deputeti Kastriot Rexhepi sot u paraqit në polici, ku dha deklaratë se nuk ka qenë i kidnapuar, ndërsa për ditën e hënë ka paralajmëruar konferencë për shtyp.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *