Kasami: Do të ketë kandidat për deputetë nga VETËVENDOSJA! në listën e LEN për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Në përditësimin e mbrëmjes së djeshme me gazetarët, nga Lidhja Europiane për Ndryshim deklaruan se në listën e tyre në zgjedhje do të ketë kandidatë edhe nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Kreu i Lëvizjes Besa nga LEN, Bilall Kasami në deklaratë për media tha se LEN merr parasysh edhe votuesit e ASH-së.
“Ky bashkim i Lidhjes Europiane për Ndryshim, bashkë me VETËVENDOSJEN! dhe bashkë me votuesin e Aleancës, do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve dhe bindshëm do të fitojë…dhe atë që e thash, bindshëm përball partive tjera”, tha Kasami.
Rruga Press