Lajme

KAS rrëzon kërkesën e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhje

KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të Partisë Lëvizja Bashkë për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ilirjan Celibashi nuk  pranoi kërkesën e “Lëvizjes Bashkë” për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore pasi sipas tij regjistrimi i partisë bëhet brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Nga ana tjetër “Lëvizja Bashkë” e cilësoi mosregjistrimin e saj në zgjedhje si një goditje të së drejtës së qytetarëve për t’u organizuuar në parti politike, duke cënuar rëndë pluralizmin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *