Opinion/Aktualitet

Kartel apo qeveri? Shqipëria në vendin e parë për kostot e rrugëve dhe pagesat që qytetarët janë të detyruar t’u paguajnë koncensionarëve

Nga Irena Beqiraj

Kartel apo qeveri që mbron interesat e qytetarëve?

Kjo është pyetja që mund e duhet të bëjë çdokush, kur mëson se përgjatë periudhës 2014 – 2025 në Shqipëri janë harxhuar plot 3 miliardë e 800 milionë euro vetëm për ndërtimin e rrugëve, paçka se rrugët tona të arta çahen, shemben e shkatërrohen që me shiun e parë.

Por ne mbajmë vendin e parë jo vetëm për kostot më të larta në ndërtim e tyre, por edhe për pagesat që qytetarët janë të detyruar t’u paguajnë konçensionarëve (klientëve të qeverisë), sa herë duan të hapet trau e të udhëtojnë nëpër ato rrugë.

Lexo më shumë  Vuçiqi, Stanishiqi, Bokani, hetimet në Milano, dëshmitari dhe akuza të reja: Revista gjermane “Der Spiegel” vjen me një hulumtim të thellë mbi gjuetinë ndaj njerëzve (e njohur si “Safari në Sarajevë”)

Për ta patur më të qartë po ju sjell konkretisht tarifat me të cilat paguhen konçensionarët në vendet e Ballkanit Perëndimor:

Në Shqipëri, për çdo kalim në rrugën Thumanë – Kashar, paguhet mesatarisht 1 euro për çdo 8.4 km.

Në Maqedoninë e Veriut, paguhet 1 euro për çdo 23.8 kilometra të rrugës Gostivar-Kumanovë.

Në Serbi, segmenti Preshevë – Suboticë paguhet 1 euro për çdo 23.6 km rrugë.

Në Mal të Zi, 1 euro paguhet për çdo 14.2 km të rrugës Podgoricë – Matesevo.

Lexo më shumë  Vuçiqi, Stanishiqi, Bokani, hetimet në Milano, dëshmitari dhe akuza të reja: Revista gjermane “Der Spiegel” vjen me një hulumtim të thellë mbi gjuetinë ndaj njerëzve (e njohur si “Safari në Sarajevë”)

Ndërsa në Bosnjë, rruga Banja Luka-Doboj ka një mesatare prej 1 euro për çdo 15 km rrugë.

Të parët për pagesat nga buxheti i shtetit, të parët për pagesat nga xhepat e qytetarëve, dhe të fundit në cilësinë edhe qëndrueshmërinë e tyre

Kartel apo qeveri që mbron interesat e qytetarëve?!

Çfarë është kjo e jona …?

Rruga Press

YouTube player