Lajme

Karta e identitetit të deputetit të PS-së, u gjet nga në zyrën e Klodian Zotos

Karta e Identitetit të Alqi Bllakos u gjet nga BKH te zyra e Klodian Zotos

Nuk dihet nëse këtë dokument personal e ka përdorur për pazare e përfitime private me dyshen Zoto-Mërtiri, por ky dokument i skeduar në dosjen hetimore, tregon se deputeti i PS dhe ish-Sekretari i Ministrisë së Mjedisit që firmosi aferat e 3 koncesioneve, ka pasur lidhje aq të forta e konfidenciale me grupin e plehrave, sa dhe babain ia paguanin 10 mijë Euro në muaj te landfilli i Sharrës.

Përse gjendej karta personale e këtij zyrtari të lartë të shtetit (sot deputet) në dosjen e dy biznesmenëve në kërkim, të cilëve Bllako u ka firmosur koncesionet e landfilleve?!

Në Komisionin Hetimor Parlamentar për landfillet, deputeti i PS, Alqi Bllako, refuzoi të dëshmonte, me justifikimin se sqarimet i kishte dhënë për 5 orë në SPAK; duke i përgjigjur pyetjeve lidhur me çdo çështje që kishte dosja hetimore për të.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Ndërsa në reagimin ndaj kallëzimit penal që i ka bërë Monika Kryemadhi, për përfshirje në këtë aferë korruptive me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan, deputeti Alqi Bllako tha se nuk i njeh dhe nuk ka pasur kurrë kontakte zyrtare e private me ta.

Nuk e dimë, se çfarë ka deklaruar deputeti Bllako më 18 shkurt 2022 para hetueseve të SPAK, por dimë se në dosjen materiale hetimore për të, është skeduar dhe një Kartë Identiteti e tij, skaduar si afat qysh me 9 mars 2019.

Karta e Identitetit me emrin Alqi Bllako, është sekuestruar nga BKH më 17 dhjetor 2021, brenda një prej dosjeve të gjetura në zyrën nr. 37/1 të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit te “Torre Drin” në Tiranë, ku grupi mafioz “Integrated Technology Services” ka adresën qendrore.

Pyetja logjike është: – Përse gjendej karta personale e këtij zyrtari të lartë shteti në dosjen e dy biznesmenëve në kërkim, të cilëve Bllako u ka firmosur koncesionet e landfilleve?!

Kjo dëshmon, se ish-Sekretari i Ministrisë së Mjedisit, ka pasur lidhje aq të forta e konfidenciale me grupin e plehrave.

Karta ose më saktë fotokopja e kartës së identitetit u është dhënë me dëshirë, për një interes a pazar të caktuar mes tyre, siç ishte dhe punësimi fiktiv i babait të tij me 10 mijë Euro në muaj te landfilli i Tiranës.

Nëse deputeti Alqi Bllako, nuk do kishte njohje e nuk do t’i kishte takuar zyrtarisht apo privatisht Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, fotokopje e Kartës së tij nuk kishte si futej në dosjet dhe zyrën e tyre. Se për çfarë punësh, këtë e di Bllako e mund ta zbulojë SPAK-u… / Burimi: https://newsalbania.al/karta-e-identitetit-te-deputetit-alqi-bllako-u-gjet-nga-bkh-te-zyra-e-klodian-zotos-perse-karta-e-tij-atje-kete-mund-ta-di-bllako-e-munda-ta-zbuloje-spak/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *