Argument

Kaq shumë i madh është tregu i përrallave në Shqipëri, që ja servirin miletit kaq dhunshëm keta?

Nga Klodian Tomorri

Kam parë deri tani në feedin e fb 3400 lajme për rastin e krimit në familjen në Kosove. Tituj nga më të çuditshmit.

Policia e kuptoi kush ishte vrasësi kur burri hëngri pilaf. Policia e gjeti vrasësin nga kamerat. Vrasja u bë se burri do merrte 800 mijë euro nga siguracioni. Burri e vrau gruan se ajo dinte një sekret të madh, që mund të vinte në rrezik Vatikanin, Kishën dhe Shtëpinë e Bardhë. Burri e vrau se ajo kishte nje lidhje. Del fotoja e vrasësit me Ramën. Del fotoja e vrasesit me Messin etj etj.

Këtyre u shtohen perlat që thuhen në studiot televizive të mbrëmjes. Gjëra nga më të çuditshmet.

Nuk janë tituj që dalin nga dosja e prokurorisë apo policisë së Kosovës. Të gjithë janë tituj që gjenerohen në Tiranë. Nga media dhe njerëz që ndoshta në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë, jo me të kenë burime në prokurori apo policinë e Kosovës. E mendojnë ashtu dhe e shkruajnë. Dhe këto bëhen lajme dhe i serviren miletit.

Dhe kam një pyetje qe nuk di t’i pergjigjem. Kaq shumë i madh është tregu i përrallave në Shqipëri, që ja servirin miletit kaq dhunshëm këta?

Rruga Press

YouTube player