KryesoreLajme

Kapiti jep lajmin e mirë: Marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar po forcohen çdo ditë

Ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar Ilir Kapiti tha se marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar çdo ditë po forcohen.

“Dje takova, në ekspozitën e organizuar ‘Kfor dhe Kosova’ në Tower of London, personalitete të shquara të cilët ishin vendimmarrës në parandalimin e gjenocidit në Kosovë, siç është Lord Robertson, Lord Carington, Gjeneral Sir Michale Jackson, ushtarë dhe të tjerë që kanë shërbyer në Kosovë. Në fjalimin tim falënderova Mbretërine e Bashkuar për lidershipin që kishin në kuadër të NATO-s, dhe kontributin e tyre gjatë luftës në Kosovë. Po ashtu potencova marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që çdo ditë po forcohen si dhe për mundësinë e investimeve në Kosovë”, ka shkruar Kapiti në ‘Facebook’.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

YouTube player