KryesoreLajme

Kapet rrjeti i kontrabandës në veri – 7 automjete të ngarkuara me mallra të dyshuara ndalohen nga Policia dhe KFOR-i

Më 21 maj 2025, rreth orës 18:10, Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitë e KFOR-it realizoi një aksion të përbashkët në një rrugë ilegale në fshatin Gnjezdan, komuna e Leposaviqit. Gjatë operacionit u ndaluan gjashtë automjete transportuese dhe një veturë me targa të Serbisë, të ngarkuara me mallra të ndryshme si produkte ushqimore, mjete teknike pune dhe mobilie.

Lexo më shumë  Epstein spiun i Rusisë? Polonia nis hetimet për dyshimet që po trondisin gjithë botën

Automjetet drejtoheshin nga gjashtë shtetas të Serbisë dhe një shtetas i Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara vlerësohet mbi 26,000 euro. Rastit i janë përfshirë njësitë kompetente të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Veri, nën dyshimin për kontrabandë apo tregti të paligjshme.

Për procedurat e mëtejme ligjore, rasti është dërguar në Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës. /kosovanews/

Lexo më shumë  Si u përdor “Diella” nga rrjeti rus Pravda për të përhapur dezinformim
YouTube player