Kapet në portin e Durrësit vëllai i Nuredin Dumanit, në Elbasan kontrolle për arrestimin e Talo Çelës e Suel Çelës
Kapet në portin e Durrësit vëllai i Nuredin Dumanit, Roland Dumani.
Mësohet se ai po tentonte të largohej drejt Italisë kur është ndaluar nga policia.
Policia portuale në Durrës e ka ndaluar Dumanin në kudër të operacioni “Plumbi i Artë”.
Dyshohet s Roland Dumani mund të ketë dijeni për disa ngjarje ku është përfshire vëllai i tij.
Ai do të merret në pyetje dhe mund të ketë informacione lidhur me aktivitetet e përfshira të të vëllait të tij, i cili tashmë po bashkëpunon me drejtësinë.
Ndërkohë gjatë paradites së sotme kanë vijuar kontrollet e imtësishme në Elbasan nga forcat Shqiponja në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet e daljet e qytetit.
Objektivi është arrestimi i Talo Çelës, Suel Çelës dhe personave që bashkëpunojnë me të.
Rruga Press