Kapet kamerë ilegale në Leposaviq, ishte vendosur në një shtyllë elektrike
Një kamerë ilegale është kapur në Komunën e Leposaviqit të martën, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicë-Veri, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se ajo ishte vendosur në një shtyllë elektrike, ndërsa është larguar të hënën.
S’ka persona të arrestuar për këtë rast.
Rruga Press