KryesoreLajme

Kapet biseda e Taulant Ballës në telefon: “Do zoti ka të tjera… e meriton pas asaj dite”

Një moment i pazakontë që është kapur nga kamerat gjatë transmetimit të emisionit ”Opinion”, ku në fokus ka qenë telefoni i deputetit socialist, Taulant Balla po qarkullon në internet.

Në pamjet e publikuara, shihet një bisedë me mesazhe, ku në ekran shfaqet edhe një fotografi e një ore luksoze që duket se i është dërguar atij nga një person tjetër.

Sipas përmbajtjes së mesazheve që dallohen në foto, Balla e cilëson orën si “të papame”, ndërsa bashkëbiseduesi i tij i përgjigjet: “E meriton pas asaj dite”.

Lexo më shumë  Ademi takohet me Konjufcën, flasin për ndeshjen Sllovaki-Kosovë

Nuk dihet ende se kush është personi që fshihet pas dhuratës, por ajo që të bën përshtypje është ngazëllimi që përjeton kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste për një orë që do t’ia falin dhe kjo është pjesa më e pështirë e mesazheve.

Pastaj kur Taulant Balla shkrihet në këtë formë për një ore dore, imagjinoni çfarë do të bënte për një orë muri, ose për ndonjë dhuratë më të shtrenjtë.

Biseda në telefonin e Taulant Ballës:

-Taulant Balla: Po pra është e papame

– Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite

– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera

– Personi i panjohur: Ashtu të lumtë

– Të nisë diçka që më thotë kjo e imja

– Taulant Balla: Po

YouTube player