Bota

Kaosi në kufi/ Kryeministri polak: Putini, organizator i krizës me emigrantët

Kryeministri i Polonisë ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se qëndron pas krizës së emigrantëve në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.

Mateusz Morawiecki tha se udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, një aleat i ngushtë i zotit Putin, po orkestron krizën.

Të paktën 2000 emigrantë janë bllokuar në kufi.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, mohon pretendimet se po dërgon njerëz përtej kufirit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e BE-së.

Bashkimi Evropian e akuzon udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit të tij.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

“Ky sulm që po bën Lukashenka e ka trurin e tij në Moskë; organizator është presidenti Putin”, tha Morawiecki në një seancë urgjente të Parlamentit polak.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha në një konferencë për media në Varshavë se “regjimi bjellorus po sulmon kufirin polak dhe BE-në në një mënyrë të pashembullt”.

“Aktualisht kemi një kamp migrantësh, që janë të bllokuar nga pala bjelloruse. Janë rreth 1,000 njerëz, kryesisht të rinj. Këto janë veprime agresive që ne duhet t’i zmbrapsim, duke përmbushur detyrimet tona si vend anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Duda.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Muajt e fundit shtetet anëtare të BE-së dhe të NATO-së, Polonia, Lituania dhe Letonia kanë konstatuar një rritje të numrit të personave që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia.

Shumë prej tyre vijën nga Lindja e Mesme dhe Azia.

Zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller tha se mbi 4000 emigrantë janë mbledhur pranë kufirit lindor të Polonisë dhe u tha gazetarëve se nga momenti në moment presin “një përshkallëzim…i cili do të jetë i një natyre të armatosur”.

Ministria polake e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 12 mijë ushtarë po qëndrojnë në gatishmëri në kufi me Bjellorusinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *