Lajme

Kaosi me linjat urbane, eksperti: Bashkia s’respekton kontratën

“Rritja e standardeve duhet të vijë në bashkëveprim me institucionet”.  Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania specialisti i transportit publik, Ferjolt Ozuni teksa foli për linjat e urbanëve në Tiranë.

Ai nënvizoi se Bashkia Tiranë nuk respekton kontratën me operatorët e transportit.

“Në një krah më shtrëngon si operator ekonomik që të respektoj standardin, ndërkohë t’i më mban disa para që me të drejtë më takojnë. Është deri diku një lojë tërhiq mos e këput mes bashkisë dhe operatorëve”, tha z. Ozuni.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Eksperti u shpreh se është një situatë e vështirë për sektorin e transportit.

“Nuk duhet lënë mënjanë kërkesat e operatorëve. Është një situatë që duhet ndjekur me vëmendje nga të gjitha institucionet respektive që të mos arrihet në bllokime të mëtejshme, ashtu siç kanë kërcënuar operatorët”, tha ai.

Sipas z. Ozuni, problematika kryesore fillon me mënyrën sesi këto kompani janë licencuar për të operuar në treg.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

“Ka shumë mbivendosje linjash, ka shumë zona të paprekura, ose të mbingarkuara më këto linja. Bashkia apo drejtuesit e bashkisë që të inspektojnë këto linja, por që të merresh me transportin urban duhet të kesh edhe një buxhet mbrapa që të të mbështesë këto ide që  me të drejtë ndoshta i ka”, tha ai./Euronews Albania/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *