Bota

Kaos në mbarë botën! Shkëputet interneti në banka, aeroporte dhe televizione

Kanalet televizive, aeroportet dhe banka të mëdha anembanë botës janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit.

Emisioni i mëngjesit i Sky News nuk u transmetua të premten në mëngjes, i zëvendësuar nga pamjet e arkivit.

Downdetector, një faqe interneti që monitoron ndërprerjet, raportoi rritje të papritura të problemeve me faqet e internetit duke përfshirë aplikacionet e Microsoft, faqet e internetit bankare dhe aplikacionet e linjave ajrore.

Lexo më shumë  Zyrtari i NATO-s e mbështet përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për ta goditur Rusinë

Aeroplanët janë ulur në Sidnej, Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar fluturimet, ndërsa platforma e bursave në Londër, ka raportuar, po ashtu, për probleme me internetin.

Në internet, përdoruesit raportuan probleme deri në Australi, Zelandën e Re, Indi dhe Japoni.

Troy Hunt, një studiues i sigurisë kibernetike, tha në një postim në X se “diçka super e çuditshme po ndodh tani” me individë në mbarë botën që ankoheshin se kompjuterët e tyre Windows papritmas po shfaqnin “ekranin blu të vdekjes” dhe po hynin në modalitetin e rimëkëmbjes.

Lexo më shumë  Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo

Inxhinierët e sigurisë kibernetike vunë në dukje një problem me Croëdstrike, një pjesë e softuerit antivirus, i cili dukej se po shkaktonte rrëzimin e kompjuterëve.

Senad Arun, themeluesi i kompanisë së kërkimeve kibernetike Imperum, e përshkroi incidentin si “Dita e Kiametit të Croëdstrike”, shkruan euronews.al.Shkaku i ndërprerjes nuk dihet ende.

Rruga Press

YouTube player