KryesoreLajme

Kaos në Kuvend, opozita përleshet me gardën! Deputetët thyejnë xhamat dhe dhunojnë efektivët: Ku jemi këtu në Korenë e Veriut?

Deputetët e opozitës të përjashtuar janë përleshur këtë të enjte pak para nisjes së seancës plenare me gardën. Kanë qenë 13 deputetët e ish kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë përjashtuar nga mazhoranca për kaosin e shkaktuar në Kuvend ata që sot janë përplasur fizikisht me efektivët.

Deputeti Flamur Noka, i ndihmuar nga Xhelal Mziu dhe deputetë të tjerë kanë dhunuar gardistët ndërsa Dashnor Sula është hedhur mbi punonjësit e gardës me qëllim futjen në seancë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

‘A jeni republikë private apo jemi në burg! Lini këto që nuk janë përjashtuar’- tha Noka.

Berisha po ashtu i ka kërkuar gazetarëve të shikojnë se si nga dyert anësore të Kuvendit po futen fshehurazi, deputetët e PS.

“Kjo është Shqipëria që pretendon të hapë negociatat, – tha Berisha, – kjo është narkodiktatura. E patë edi Ramën që shkoi si palaço dhe u kthyer si kloun”

Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?
YouTube player