Kaos në Kapshticë, Greqia ndaloi për 10 orë hyrjen e kamionëve
Dhjetëra automjete u bllokuan në mëngjes në Kapshticë për më shumë se 6 orë duke krijuar radhë të gjata. Pala greke njoftoi se deri sa të pastrohen rrugët nga dëbora, mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të hynin në territorin e saj.
Ndërsa makinat e vogla mund të kalonin, por prej kaosit dhe trafikut u bllokuan e ato.
Qëndruan për disa orë në të ftohtë dhe karburanti po ju mbaronte.
Kamionët u spostuan në njërën anë të rrugës dhe rreth orës 14 makinat e vogla mundën të kalonin doganën. Shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë thanë se nuk kishin njoftim dhe vendimin për të mos hyrë në Greqi.
“E mësuan kur arritëm këtu.”
Situata u normalizua rreth orës 17.00 edhe kamionët u lejuan të kalojnë për në Greqi.
Rruga Press