KryesoreLajme

Kandiq: Të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në Pejë nuk paraqiten nëpër seanca, gjyqësori në Serbi nuk funksionon për këto lloj krimesh

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare ka vazhduar raportimin e saj rreth krimeve serbe dhe mosdhënien e llogarisë së tyre.

Kandiq thotë se sistemi i drejtësisë në Serbi është ‘i prishtur’. Kjo për faktin se sipas saj, të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në fshatrat e Pejës më shpesh nuk paraqiten nëpër seanca gjyqësore.

“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë si pjesëtarë të VTO UJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është “i prishur”, që është të mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, shlruan Kandiq në X.

Kandiq për këtë rast, i referohet suspendimit të k Vlladan Krstoviqin, pjesëtarin aktiv të xhandarmërisë ndaj të cilit Prokuroria për Krime Lufte ka ngritur aktakuzë në rastin e Lubeniqit, pas kërkesës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH).

FDH asokohe theksoi se Ushtria Serbe dhe Ministria e Mbrojtjes nuk pranuan t’i tërheqin nga shërbimi aktiv oficerin dhe nënoficerin e Ushtrisë Serbe (US), Pavlo Gavriloviqin dhe Rajko Kozllina, të cilët gjykohen për krime kundër civilëve në fshatin Tërnje në mars të vitit 1999.

Lexo më shumë  Shpërthime masive dëgjohen në pjesën lindore të Teheranit

FDH, në dhjetor të vitit 2013, i dërgoi një kërkesë Xhandarmerisë, që të shkarkoj nga detyra Vlladan Krstoviqin i cili në aktakuzën e PKL akuzohet që së bashku me pjesëtarë të tjerë të njësitit 177 ushtarako- territorial (177 DUT) në fshatin Lubeniq (Pejë) me datën 1 prill të vitit 1999 ka kryer vrasjen e të paktën 46 civilëve shqiptarë. Në aktakuzë të PKL, Krstoviq akuzohet edhe për zhvendosjen e dhunshme të grave, fëmijëve dhe të moshuarve për Shqipëri, djegien e shtëpive familjare dhe frikësimit të civilëve. Kërkesa është dorëzuar në pajtim me nenin 165, paragrafi 3 të Ligjit të Policisë i cili parashikon se “punonjësi i Ministrisë mund të pezullohet nga puna me propozim të arsyetuar të udhëheqësit, kur ndaj tij/saj është aprovuar aktgjykimi i formës së prerë për kryerjen e hetimit të veprës penale për të cilat ndiqet sipas detyrës zyrtare apo është nxitur procedura disiplinore për shkelje të rënda të detyrës zyrtare dhe nëse prania e tij në vendin e punës do të dëmtonte interesat e shërbimit . ”

Në përgjigje të datës 21 mars të vitit 2014 FDH u informua se komandanti i Xhandarmërisë Krstoviq suspendohet deri në përfundim të procedurës penale.

FDH thekson se kërkesa identike i është dorëzuar dhe Gjeneral të shtabit të përgjithshëm Dikoviqit në lidhje me oficerin dhe nënoficerin e US të akuzuar që si pjesëtarë të  Brigadës së motorizuar 549 të ushtrisë jugosllave morën pjesë në vrasjen e të paktën 27 civilëve shqiptarë. FDH nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje, por ministri i Mbrojtjes Nebojsha Rodiq në deklaratën e tij për gazetën e përditshme “Danas”, ka komentuar kërkesën e FDH duke thënë se “Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Sigurimit të Forcave të Armatosura të Serbisë do të veprojnë vetëm sipas kërkesës së Prokurorit dhe Gjykatës , dhe [ do të ] përgjigjet në të gjitha kërkesat e tyre për të përcaktuar nëse është kryer vepra penale e krimit të luftës”. Ministri nuk e ka shpjeguar vendimin për mos përdorimin e mundësinë ligjore për shkarkim të të akuzuarve për krime të rënda, për shkak të dëmtimit të reputacionit të ushtrisë .

Lexo më shumë  Bekim Qoku takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte: Përkushtim për kontribuim në politika që garantojnë stabilitet, siguri dhe zhvillim

FDH kujton se në mesin e më shumë se 160 persona të akuzuar për krime lufte, 10 për qind të tyre ishin pjesëtar aktivë të ushtrisë dhe policisë në kohën e aktakuzës. FDH atëkohë ka ftua organet shtetërore për t’i vërtetuar biografitë dhe të përcaktohet denjësia për kryerjen e shërbimit civil të të gjithë pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë të cilët ishin të përfshirë në operacione në të cilat krimet ishin kryer kundër civilëve.

YouTube player