Bota

Kandidati për president i ekstremi të djathtë në Francë u dënua për abuzimit racor

Kandidati presidencial i ekstremit të djathtë në Francë, Eric Zemmour, u dënua të hënën me 10 mijë euro gjobë për nxitje të urrejtjes dhe abuzimit racor.

Zemmour, 63 vjeç, i përshkroi fëmijët emigrantë të pashoqëruar si “hajdutë”, “vrasës” dhe “përdhunues” gjatë një programi të shtatorit 2020 në kanalin televiziv CNews, në të cilin ai ishte i ftuar si ekspert.

“Ata nuk kanë çfarë të bëjnë këtu, janë hajdutë, janë vrasës, janë përdhunues, kaq janë, duhet të kthehen dhe të mos vijnën më. Është një pushtim i përhershëm dhe një problem i politikës së imigracionit”.

Lexo më shumë  Costa: Situata në Ngushticën e Hormuzit vjen nga një luftë ku ne nuk marrim pjesë

Ai nuk mori pjesë në gjyqin në nëntor dhe nuk ishte i pranishëm as gjatë komunikimit të vendimit.

Zemmour e konsideroi vendimin si “një dënim ideologjik dhe marrëzi” dhe njoftoi se do të apelojë.

Prokurorët kishin kërkuar që ai të gjobitet me 100 euro dita për 100 ditë, në total 10,000 euro, ose të dërgohet në burg nëse nuk paguan.

Lexo më shumë  “Mbi 900 ushtarë rusë të vrarë nga dronët në 36 orë” – Ukraina nxjerr në pah rolin vendimtar të sistemeve pa pilot në front

Një përfaqësues i zyrës së prokurorit publik kishte thënë se komentet e Zemmour ishin “përçmuese, skandaloze”, tregonin “refuzim të dhunshëm” dhe “urrerje” të popullsisë emigrante dhe kishin kaluar “kufijtë e lirisë së shprehjes”.

Rruga Press

YouTube player