KryesoreLajme

Kandidati i VV-së në Viti: Për fëmijën e parë 100, të dytin 200 dhe të tretin 500 euro

Kushte më të mira për gratë dhe vajzat e Vitisë u premtua gjatë tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, ku u prezantua programi i kandidatit për kryetar, Arsim Ademi.

Ademi tha se, roli i gruas në shoqëri është i pazëvendësueshëm dhe si Lëvizje tha se kanë vëmendje të veçantë ndaj grave.

“Roli i tyre është i pazëvendësueshëm dhe ne kemi borxh ndaj tyre. Si Lëvizje kemi vëmendje të veçantë ndaj grave. Si Lëvizje kemi borxh të madh ndaj grave, dhe pa mbështetjen e tyre nuk do të ishim ne qeverisje qendrore e as lokale. Çerdhet do të shtohen në Viti, synojmë të shtojmë 5 çerdhe që të ndihmojmë gratë të vazhdojnë punën duke mos pas obligim të merren me fëmijët. Nënave qe nuk punojnë të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët ne çerdhe, lirimin e pagesave për nënat vetushqyese.”

Lexo më shumë  Nuk ka më terminale doganore private në Kosovë, të gjitha shtetërore

Ademi, premtoi mësim tërë ditor që nënat të kenë mundësi të punojnë lirshëm, për çka tha se do të nisë me pilotimin e disa shkollave.

Kandidati për kryetar premtoi testime falas për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës si dhe subvencionim për nënat e reja me 100 euro për fëmijën e parë, 200 euro për të dytin dhe  500 euro për fëmijën e tretë.

Bartësja e listës së Vetëvendosjes për Kuvendin Komunal, Majlinda Shabani kërkoi mbështetje nga gratë në zgjedhjet e 12 tetori, duke u premtuar se do të jetë zëri i tyre.

“Premtoj se do të jem zëri juaj për zhvillim e barazi. Ju jeni forca ime”, tha Shabani.

Vetëvendosje në Viti garon me listën me 30 kandidatë për këshilltarë komunal.

Rruga Press

YouTube player