KryesoreLajme

Kandidati i preferuar i Hillit për anëtarësim në NATO deklarohet qartë, Daçiq: Ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë e Kinën, jetike për Serbinë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë të enjten se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është “interes jetik shtetëror” për Serbinë, duke tradhëtuar kështu betejen me mullinjt e erës së ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill për të anëtarësuar Serbinë në NATO, kjo madje edhe para Kosovës.

Daçiqi u takua me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, të enjten në Moskë, ku e falënderoi Rusinë për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur për Serbisë në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, si dhe për çështjen e Kosovës.

“Për ne është me rëndësi jetike ta dimë se kemi një zë të sigurt në Këshillin e Sigurimit,” tha Daçiq.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – e shpallur nga Prishtina zyrtare më 2008 – por nga viti 2011 zhvillon dialog me të, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha para takimit se Rusia është e interesuar të “parandalojë krizat e reja” në Ballkan, sipas agjencisë së lajmeve, Beta.

Lavrovi thuhet t’i ketë thënë Daçiqit se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim për situatën në Ballkan, të cilën e ka vlerësuar si “serioze”.

Lavrov gjithashtu tha se Rusia i vlerëson marrëdhëniet me Serbinë dhe është e kënaqur me mënyrën se si po realizohen projektet e përbashkëta, raportoi Beta.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Toni i këtyre marrëdhënieve është vendosur nga kontaktet e rregullta të presidentëve tanë [Vladimir] Putin dhe [Aleksandar] Vuçiq. Jemi të kënaqur me mënyrën se si po zbatohen marrëveshjet në sferën materiale, tregtinë, investimet, shkëmbimet humanitare, si dhe në fushën e bashkëpunimi sportiv”, tha Lavrov, sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Daçiqi udhëtoi drejt kryeqytetit rus me ftesë të Lavrovit për ta shikuar një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Rusisë të enjten pasdite.

Serbia do të bëhet kombëtarja e parë evropiane që luan ndeshje futbolli në Rusi prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

YouTube player