BotaKryesore

Kancelari Scholz: Vrasjet e civilëve në Bucha të Ukrainës janë krime lufte

Autorët e vrasjeve të civilëve në qytetin ukrainas Bucha ishin fajtorë për krime lufte dhe duhet të mbahen përgjegjës, tha të shtunën kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Kjo është diçka që ne nuk mund ta harrojmë,” tha Scholzi, duke iu referuar vrasjes së civilëve në qytetin në veriperëndim të Kievit.

“Ne nuk mund të anashkalojmë se ky është një krim. Këto janë krime lufte që ne nuk do t’i pranojmë… ata që e bënë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Që kur trupat ruse u tërhoqën nga Bucha javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thonë se qindra civilë janë gjetur të vdekur. Nënkryetari i bashkisë së Buças tha se më shumë se 360 civilë u vranë dhe rreth 260-280 u varrosën në një varr masiv nga banorë të tjerë.

Rusia i ka quajtur pretendimet se forcat ruse ekzekutuan civilë në Bucha një “falsifikim monstruoz” që synon denigrimin e ushtrisë ruse.

Duke folur në një tubim përpara zgjedhjeve shtetërore në shtetin verior të Schlesëig-Holstein, Scholzi tha se Gjermania do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë mbrojtëse për të dërguar mesazhin se ajo është e përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin e shteteve evropiane.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Kufijtë evropianë duhet të mbeten të paprekur,” tha ai.

Rusia e quan luftën në Ukrainë një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar dhe “denazifikuar” fqinjin e saj. Ukraina dhe Perëndimi thonë se pushtimi ishte i paligjshëm dhe i pajustifikuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *