BotaKryesore

Kancelari Scholz: BE-ja të mbështesë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor për të siguruar paqen rajonale

Bashkimi Evropian duhet të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar me bllokun sa më shpejt të jetë e mundur, si pjesë e strategjisë së tij për të siguruar paqen rajonale. Kështu u shpreh të mërkurën kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Në Këshillin Evropian, të vendosur si kurrë më parë, ne do të biem dakord nesër dhe pasnesër për një strategji të re të sigurisë evropiane”, tha Scholz në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestagut, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Shefi i OKB, Antonio Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Afganistanit dhe Pakistanit

Scholzi tha se Evropa duhet të forcojë qëndrueshmërinë e saj ndaj krizës në lidhje me politikën ekonomike, por edhe teknologjitë e reja dhe hapësirën kibernetike, si dhe të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në ofertat e tyre për anëtarësim në BE.

Shumë në Ballkan dyshojnë në zotimin e BE-së, të bërë për herë të parë 18 vjet më parë, për të pranuar përfundimisht Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë në bllok.

Lexo më shumë  Sa herë që Aleksandar Vuçiqi është i izoluar, Edi Rama është i gatshëm t’i dalë në ndihmë (madje edhe në dëm të Kosovës)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *