KryesoreLajme

Kancelari gjerman: Marrëveshja me Serbinë duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Scholz tha se për dialogun duhet qëndrim konstruktiv, duke thënë se një marrëveshje përfundimtare do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë

“Marrëveshja përfundimtare duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen pjesë e BE-së”, tha Scholzi.

Ndër të tjera kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz u shpreh i  qartë se Bashkimi Evropian i jep prioritet të madh tregut të përbashkët rajonal.

“Sa i takon Open Balkan duhet ta them qartë se për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal që duhet të përparoje dhe çështje që janë brenda tij mund të realizohen dhe çohen përpara.

Mendoj që është e rëndësishme që të arrihen përparimet që janë të arritshme. Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë rregullat e lëvizjes. Prandaj kushdo që do ti bashkohet BE duhet ti ndjekë ato”, tha Scholzi.

Lexo më shumë  Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *