Kanali në Telegram: Presidenti rus rrëzohet nga shkallët
Presidenti rus Vladimir Putin është rrëzuar nga shkallët në rezidencën e tij zyrtare, teksa ende nuk është rikuperuar nga kanceri.
Daily Mail shkruan se udhëheqësi 70-vjeçar rus, shëndeti i të cilit është përkeqësuar dukshëm që kur filloi luftën e tij në Ukrainë, u rrëzua të mërkurën në mbrëmje duke zbritur shkallët në shtëpinë e tij në Moskë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur para truprojave të presidentit, të cilët reaguan shpejt dhe i erdhën menjëjerë në ndihmë Putinit.
Kanali në Telegram, Gjenerali SVR ka postuar përditësime në lidhje me shëndetin e Putinit që nga fillimi i luftës, megjithëse nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.
Në postimin e fundit, kanali shkroi se Putini u pengua dhe u rrëzua me shpinë.
“Tre oficerë sigurie ndihmuan presidentin të shkonte në divanin më të afërt dhe thirrën mjekët që ishin në detyrë në rezidencë.”
Kanali tha se mjekët ‘erdhën brenda pak minutash, por nuk mundën të ekzaminonin menjëherë presidentin’.
Rruga Press