Bota

Kanadaja pritet të shpallë tarifa prej rreth 30 miliardë dollarësh ndaj SHBA-së

Kanadaja pritet të shpallë tarifa hakmarrëse në vlerë prej 29.8 miliardë dollarësh ndaj Shteteve të Bashkuara të mërkurën, në përgjigje të tarifave të presidentit amerikan Donald Trump për çelikun dhe aluminin, ka thënë një zyrtar kanadez, i cili ka folur në kushtet anonimiteti, raporton Reuters.

Tarifat e rritura të Trumpit për importet e çelikut dhe aluminit kanë hyrë në fuqi të mërkurën pasi përjashtimet e mëparshme, kuotat pa doganë dhe përjashtimet e produkteve kanë skaduar.

Lexo më shumë  Takimi në Arabinë Saudite/ Ukraina: Bisedimet me SHBA-në, shumë konstruktive

Kanadaja është furnizuesi më i madh i huaj i çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara.

Përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kanada ndodhi ndërsa kryeministri Justin Trudeau, po përgatitet t’ia dorëzojë pushtetin këtë javë pasuesit të tij Mark Carney, i cili fitoi garën e lidershipit të Liberalëve në pushtet të dielën.

Të hënën, Carney ka thënë se nuk mund të fliste me Trumpin derisa të betohet si kryeministër. 
Trumpi ndërkaq ka përsëritur në mediat sociale se dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-t i SHBA-së. 

Lexo më shumë  Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azi Qendrore
YouTube player