KryesoreLajme

Kanadaja konfirmon përkushtimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, priti në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Kanadasë në të gjitha proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës.

“Ai shprehu mirënjohjen në veçanti për mbështetjen e dhënë për zhvillim, avancim të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, si dhe përkrahjen në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ambasadorja Blitt, e cila është ambasadore rezidente në Zagreb të Kroacisë, falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen. Ajo ritheksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kanadasë ndaj Republikës së Kosovës, si dhe mbështetjen në rrugëtimin e saj për integrim dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

Tutje, në komunikatë thuhet se duke theksuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, u ritheksua përkushtimi për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit dhe mundësive në sektorin e minierave, energjisë së ripërtëritshme dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë