KryesoreLajme

Kanadaja e përkrah Kosovën për në KiE

Kanadaja ndonëse nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, ajo ka thënë se do ta përkrahë Kosovën në këtë rrugëtim. Rob Oliphant, Sekretari Parlamentar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe anëtar i Parlamentit ka thënë për Tëvë1 se do të promovojnë Kosovën për tu bërë anëtare e organizatave ndërkombëtare. Oliphant tha se refugjatët nga Kosova që i kanë pranuar, tashmë kanë gëzuar suksese të larta.

Ndonëse shteti i tij ende nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, përkrahja për anëtarësim në këtë trup, nuk do të mungoj.

“Ne jemi vëzhgues, qartazi nuk jemi anëtarë të Këshillit të Evropës. Ne jemi partnerë transatlantik. Ky avancim i Kosovës në botën euro-atlantike ka shumë rëndësi për Kanadanë, pra gjithmonë e kemi përkrahur. Shumë herët kemi njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kjo ishte shumë e rëndësishme. Kemi bashkëpunuar me aspiratat për Këshillin e Evropës.”, ka thënë Rob Oliphant- sekretar në parlamentin e Kanadasë për punë të jashtme.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Përkrahje për shtetin e Kosovës, do të japin edhe për anëtarësim në organizata tjera.

“Do të promovojmë Kosovën për njohje nga vendet tjera, do të promovojmë në të gjitha organizatat shumë-anëtarësh ku avancohen. Ne mendojmë që bota është më mirë kur Kosova është pjesë e grupit më të madh, nuk është gjë e mirë vetëm për Kosovën, është mirë edhe për neve.”, është shprehur Oliphant.

E tashmë janë bërë 25 vite që kur Kanadaja pranoi një numër të madh refugjatësh nga Kosova.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Oliphant, tha se tashmë Kosovarët atje po gëzojnë suksese të shumta.

“ Kanada gjithmonë ka mirëpritur refugjatët, dhe kjo na pasuruar. Ne kemi përfituar nga refugjatët anembanë botës, përfshirë refugjatët kosovarë. Shumë kanë qëndruar, disa janë kthyer, gjithmonë pajtohemi kur ata kthehen në shtëpi dhe bashkohen me familjet e tyre, por e dimë edhe që janë arsimuar në Kanada, kanë ndërtuar bizneset e tyre në Kanada janë bërë profesionistë në Kanada, dhe kanë kontribuar në shoqërinë kanadeze.”, ka deklaruar ai.

Oliphant, bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, sidomos në këtë kohë që Ballkani Perëndimor po ballafaqohet me situatë të britshtë të sigurisë.

Rruga Press

YouTube player