Kanadaja do të vazhdojë të avokojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka takuar presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa theksoi se Kanadaja do të vazhdojë të avokojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
Në njoftimin e Qeverisë së Kanadasë thuhet se Trudeau dhe presidentja e Kosovës, Sadriu kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet aktuale globale.
Kryeministri Trudeau falënderoi presidenten Osmani-Sadriu për pjesëmarrjen e saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax si dhe për ndarjen e Medaljes Ushtarake Presidenciale për Forcat e Armatosura Kanadeze për me shërbimin e tyre më shumë se dy dekada në Kosovë.
“Kryeministri rikonfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Kanadasë për Kosovën dhe mbështetjen për integrimin e saj të plotë euroatlantik.
Ai tregoi se Kanadaja vazhdon të avokojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar Kanadanë për qëndrimin e saj dhe ka shprehur shpresën për të ardhmen e Kosovës.
“Të dy liderët diskutuan prioritetet e tyre të përbashkëta, duke përfshirë fuqizimin e grave, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, si dhe respektin për diversitetin, sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, presidentja Osmani-Sadriu ka diskutuar edhe për reformat e brendshme në Kosovë, duke theksuar iniciativat kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike si prioritetet e saj kryesore.
Kryeministri dhe presidentja ka folur edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor që aktualisht është i kërcënuar dhe shkëmbyen mendime për zgjidhjen e tensioneve përmes dialogut dhe bashkëpunimit strategjik.
Të dy krerët ranë dakord të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit reciprok ekonomi.
Për takimin Trudeau me presidenten Osmani kanë njoftuar edhe nga Presidenca e Kosovës.
Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet se Osmani mori mbështetjen e kryeministrin kanadez për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e njohjeve, duke theksuar se synimi i Kosovës është integrimi në strukturat euro-atlantike.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithpërfshirëse, të cilat synojnë forcimin e rendit dhe ligjit, por edhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.
Duke folur për gjendjen aktuale në rajon, presidentja Osmani ka theksuar se diskursi nxitës nga Serbia i mbështetur edhe nga shtrirja e ndikimit rus në rajon, paraqesin rrezik potencial për destabilizim të rajonit dhe janë në kundërshtim me vlerat euroatlantike.
Rruga Press