Bota

Kanadaja akuzon Kinën për sjellje të rrezikshme në hapësirën ndërkombëtare ajrore

Ushtria e Kanadasë ka akuzuar pilotët ushtarakë kinezë për joprofesionalizëm dhe për sjellje të rrezikshme, gjatë takimeve të tyre të fundit në hapësirën ndërkombëtare ajrore.

Avionët e përfshirë në këtë incident ishin dislokuar në Japoni si pjesë e përpjekjeve shumëkombëshe për të zbatuar sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut, për shkak të shkeljeve të Phenjanit për programin e tij të raketave dhe armëve bërthamore.

Forcat e armatosura kanadeze thanë se forcat ajrore të Kinës në disa raste “nuk respektuan normat ndërkombëtare të sigurisë ajrore”. “Këto ndërveprime janë joprofesionale dhe vendosën në rrezik sigurinë e personelit të forcave ajrore kanadeze”, u tha në deklaratë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Kanadaja tha se personeli i saj në disa raste është dashur të reagojë duke ndryshuar kursin e fluturimit “për të shmangur një përplasje të mundshme” me avionët kinezë. Ndërkaq, në disa raste të tjera, sipas Kanadasë, avionët kinezë tentuan që të detyronin pilotët kanadezë të ndryshonin kursin, duke iu afruar shumë afër.

Kanadaja tha se këto veprime janë bërë të shpeshta dhe janë adresuar përmes kanaleve diplomatike.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Inteligjenca amerikane ka thënë se Koreja e Veriut që nga viti 2017 ka nisur përgatitjet për testimin e saj bërthamor.

Të enjten, SHBA-ja kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që të ashpërsojë sanksionet kundër Koresë së Veriut, pas një serie testimesh të raketave nga Phenjiani. Por, Kina dhe Rusia kanë vendosur veto mbi rezolutën amerikane, duke thënë se sanksionet e reja do të ishin kundërproduktive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *