Bota

Kampioni ukrainas, mes betejës në kafaz dhe luftës me Putinin

Në qershor të vitit 2021, Yaroslav Amosov fitoi përballë Douglas Lima, duke marrë brezin e kampionit të peshave të lehta në MMA. Luftëtari ukrainas nuk e kishte idenë se beteja për titullin do të zëvendësohej nga beteja për lirinë e shtëpisë së tij, pas pushtimit rus në fshatin Irpin.

Amosov braktisi karrierën sportive për t’iu bashkuar radhëve të ushtrisë. Një vit pas nisjes së luftës, ylli ukrainas i arteve marciale miksedo të kthehet të luftojë në kafaz. Të shtunën e ardhshme, ai do të përballet në Dublin me amerikanin Logan Storley.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“E ndjej mbështetjen e madhe të popullit ukrainas. Kjo më jep forcë. I jam mirënjohës bashkëkombësve të mi për mbështetjen dhe do të bëj të pamundurën që t’i kënaq”, u shpreh Yaroslav Amosov, kampion i peshave të lehta në MMA.

Gjatë luftës, 29-vjeçari u kthye në shtëpi, për të rikuperuar brezin e kampionit. Ai tregoi eksperiencën dhe frikën për shëndetin e familjarëve.

“Para se të hyja në ushtri, së bashku me shokët e mi evakuuam familjet nga fshati. Ishte rrëmujë, rruga u bllokua nga trafiku dhe kemi udhëtuar për 36 orë. Më pas, iu bashkuam ushtrisë, ku fillimisht mësova si të përdorja armët. Në Irpin situata është normale, por askush nuk e di. Predhat ruse mund të bien mbi shtëpitë e civilëve, teksa ata hanë apo flenë”, tha kampioni.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Më 13 majin e kaluar, Amosov u tërhoq nga sfida për të mbrojtur titullin me Michael Page, pasi nisi shërbimin ushtarak në Ukrainë. Titulli i peshave të lehta mbeti vakant dhe Page dueloi ndaj Storey, me këtë të fundit që fitoi. Tashmë, Amosov do të kërkojë të marrë atë që i takon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *