KryesoreLajme

Kamla Harris kërkon mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan: SHBA u ngriten në moment vendimtar duke mbështetur pavarësinë historike të Republikës së Kosovës

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së Kamala Harris në mbyllje të fushatës zgjedhore i ka dërguar një letër të hapur komunitetit shqiptaro-amerikan duke kërkuar mbështetjen e tyre në zgjedhjet që do të mbahen me 5 nëntor.

Në letrën që e ka siguruar KosovaNews, Harris ka vlerësuar lartë kontributin dhe rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në ndërtimin e kombit amerikan ndër breza duke sjellë me vete një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit.

“Shqiptarët amerikanë kanë dhënë kontribut të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës , vlerat e forta familjare dhe një përkushtim i thellë ndaj arsimit dhe angazhimi qytetar. Nga pronarët e bizneseve të vogla tek profesionistët në mjekësia, drejtësia dhe shërbimi publik, Shqiptarët e Amerikës kanë luajtur  një rol kyç në nxitjen e ekonomive lokale dhe forcimin e ndertimit te shoqërisë të  qyteteve dhe qytezave të panumërta në të gjithë vendin” thuhet në fillim të letrës së kandidates për president Harris.

Kamala Harris në letrën e saj ka theksuar raportet historike për më shumë se një shekull mes popullit amerikan dhe shqiptar, që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë  e deri tek ndihma  kruciale e SHBA-së duke e mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës.  

“Për më shumë se një shekull – duke u shtrirë në Konferencën e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore—amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë.  Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët e amerikës  kujtojnë se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u ngritën në atë moment vendimtar për pavarësinë e Shqipërisë. Unë dua të afirmoj partneritetin e forte mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. ShBA  kanë udhëhequr gjithashtu aleatët e saj dhe partnerët evropianë për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës, dhe vazhdon të mbështesë një Kosovë demokratike dhe multietnike , plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare”

Lexo më shumë  Aksionet e fundit të policisë, Sveçla: Punë e jashtëzakonshme, i jam mirënjohës secilit policit

Harris u ka premtuar komunitetit shqiptaro-amerikan se do t’i ngrisë  lartë politikat  e  komunitetit shqiptaro-amerikan dhe se  pjesëmarrja e shqiptaro-amerikanëve në demokracinë e SHBA-së është më vendimtare se kurrë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të kandidates për president të SHBA-së Kamala Harris:

Letër të hapur komunitetit shqiptaro-amerikan

Shqiptarët amerikanët kanë dhënë kontribut të paçmuar për  kombin tonë ndër breza, duke sjellë me vete një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe kërkimit të lirisë. Me qindra e mijëra shqiptarëve amerikanë që jetojnë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, qëndrueshmëria e komunitetit shqiptaro-amerikan vazhdon të na frymëzon të gjithëve.

Shqiptarët e amerikës kanë dhënë kontribut të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës , vlerat e forta familjare dhe një përkushtim i thellë ndaj arsimit dhe angazhimi qytetar. Nga pronarët e bizneseve të vogla tek profesionistët në mjekësia, drejtësia dhe shërbimi publik, Shqiptarët e Amerikës kanë luajtur  një rol kyç në nxitjen e ekonomive lokale dhe forcimin e ndertimit te shoqërisë të  qyteteve dhe qytezave të panumërta në të gjithë vendin.

Lexo më shumë  Ja pse opozita në Kosovë i jep zjarr çështjes së pagave

Për më shumë se një shekull – duke u shtrirë në Konferencën e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore—amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë.  Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët e amerikës  kujtojnë se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u ngritën në atë moment vendimtar për pavarësinë e Shqipërisë. Unë dua të afirmoj partneritetin e forte mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është alete e palëkundur e  NATO-s dhe unë i jam mirënjohës Shqipërisë për promovimin e stabilitetit në rajonin, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr gjithashtu aleatët e saj dhe partnerët evropianë për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës, dhe vazhdon të mbështesë një Kosovë demokratike dhe multietnike , plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

Në shtëpi, unë i kuptoj sfidat unike që shumë njerëz të komunitetit shqiptaro-amerikan përballen, dhe unë do t’i ngrisë  politikat  që ngrenë lart komunitetin shqiptaro-amerikan, i cili përfshin përpjekjet për  një ekonomi të mundësive dhe mbrojtjen  të drejtave  civile për të gjithë.

Pjesëmarrja e shqiptaro-amerikanëve në demokracinë tonë është më vendimtare se kurrë. Së bashku ne mund të krijojmë një të ardhme që reflekton vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta.

Faleminderit për gjithçka që kontribuoni në këtë vend të madh. /kosovanews/

Rruga Press

YouTube player