Sport

Kameruni gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Afrikës, dominon Gambian

Kameruni, vendi organizator i Kupës së Afrikës po tregon se është pretendenti numër 1 për të trofeun më të rëndësishëm të këtij kontineti.

Në duelin e parë çerekfinal të kompeticionit dhe para tifozëve të tyre, Kameruni dominoi Gambian me rezultatin e pastër 2-0 ndërsa heroi i ndeshjes ishte Ekambi me dygolësh.

Në fakt ishte një dominim total i vendasve me lojë dhe me shanse duke mos e lënë rivalin të bënte asgjë teksa rezultati mund të ishte edhe më i thellë.

Në pjesën e parë Kameruni nuk arriti të gjente rrjetën edhe pse krijoi shumë ndërsa në të dytën sulmuesi i Lyonit bëri gjithçka vete kur në 50’ shënoi të parin dhe në 57’ vulosi fitoren me golin e dytë personal.

Tashmë në gjysmëfinale, Kameruni pret fituesin e çiftit mes Egjiptit dhe Marokut.

Rruga Press

YouTube player