KryesoreLajme

Kamberi takon ambasadorin e Shqipërisë, bisedojnë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj.

Kamberi ka thënë se nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente.

Lexo më shumë  Miratohet në Komisionin për Legjislacion, Projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

“Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh”, ka shkruar ai.

Kamberi ka shtuar se një ndër temat e takimit ishte edhe pasivizimi i adresave të shqiptareve në Luginë të Preshevës.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive!.Impelmentimi në plotni i Planit 7 pikësh duhet të jetë piknisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëvë në Luginë të Preshevës!”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Lexo më shumë  Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për 3 të akuzuarit e rastit Banjska

Rruga Press

YouTube player