Kamberi sqaron situaten në Serbi/ Dorëheqja e Milosh Vuçeviq: Shenjë Krize apo Strategji Politike?
Shkruan Shaip Kamberi
Protestat dymujorëshe të studentëve dhe popullsisë së revoltuar të Serbisë për përfshijen e qeverisë së këtij vendi në afera korruptive me pasoja të përgjakshme, si duket më në fund dhanë rezultat.
Një zhvillim i “papritur” ka tronditur, sot, skenën politike në Serbi: kryeministri Miloš Vučević, një nga figurat më të fuqishme dhe më besnike të presidentit Aleksandar Vučić, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Ky vendim, i raportuar si “personal”, ka ngjallur një valë të madhe spekulimesh dhe pyetjesh nëse kjo dorëheqje është sinjal i krizës së brendshme brenda strukturave të pushtetit apo një lëvizje e mirëplanifikuar që duke riorganizu qeverië të zgjatet jeta e pushtetit aktual.
Vučević, i njohur për qëndrimet e tij të forta ka qenë aleat i ngushtë i Vuçiqit dhe figurë kyçe në Partinë Progresive Serbe (SNS), por veç një drejtues formal i Qeverisë së Serbisë, e cila ka qenë nën diktatin e plotë të Aleksandar Vuçiq, që kontrollon gjithçka në këtë shtet.
Dorëheqja e tij vjen në një periudhë tejet delikate për Serbinë, kur po përballet me një sërë sfidash: nga disfata në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjska, mundësisë së përfshirjes në sulmin tjetër terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës, presionet e brendshme për reforma zgjedhore, deri te presionet ndërkombëtare në rritje ndaj politikës së jashtme të Vuçiqit të ekuilibrimit në katër karrige (BE, Washington, Moskë e Pekin).
Në dorheqje, Vuçeviq, sërish, akuzoi shërbimet Perëndimore për rolin e tyre në protestat në Serbi.
Poashtu, sot, edhe Milan Gjurić, kryetari i Novi Sadit, pritet të japë dorëheqje, duke krijuar vakume të rëndësishme në nivele të ndryshme të qeverisjes.
Është thirrur një mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë me pjesëmarrjen e Vuçiqit, për të diskutuar “çështje të rëndësishme për shtetin”, me gjasë edhe për zgjedhjet e radhës.
Natyrshëm ngrihen pikëpyetjet: Çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve? A është kjo një krizë e thellë në strukturat e pushtetit, apo strategji e menduar mirë për të përgatitur terrenin për zgjedhje të reja ose për të lehtësuar presionet ndërkombëtare?
Do të jetë kjo një kapitullim i Vuçiqit para studentëve të revoltuar, apo është vetëm një taktikë e tij e re për ti zgjatur jetn pushtetit të tij autoritar.
Vuçiq, ditë më parë ka filluar një proces të ri të krijimit të të ashtuquajturës “Lëvizje për shtetin”, organizim ky politik në të cilin do të përfshijë “figura të pakompretuara”, duke u shpërlarë kështu nga partia e tij SNS, në të njëjtën formë dhe model qysh ishte shpërlarë nga Partia Radikale serbe e Vojisllav Sheshelit, me premtimin se me ndrrimin e petkut do të ndryshojë edhe ideologjinë politike radikale të hegjemonisë serbe.
Doli se Vuçiq, si një radikal hegjemonist i përbetuar, me premtime boshe ndaj Perëndimit, vetëm se kishte blerë kohë vazhdimisht, për ta forcuar pushtetitn e tij në Serbi, duke degraduar në skajshmëri lirinë e fjalës dhe shumë liri të tjera qytetare, sidomos duke shndrruar në normë diskriminimin e pakicave sidomos të shqiptarëve.
Konfliktuoz me fqinjët, me pretendime hegjemoniste përmes “Botës serbe” ndaj shteteve përreth, Vuçiq është shndrruar në pengesën kryesore për paqen e qëndrueshme në Ballkan.
Në të njëjtën kohë, “pastrime politike” shtojnë një tjetër dimension në këtë tablo të ngarkuar politike. Politizimi i institucioneve dhe zëvendësimi i punonjësve ekzistues me persona të lidhur me parti specifike janë shqetësime që prekin jo vetëm administratën shtetërore e lokale, por edhe gjithë sistemin e qeverisjes dhe sistemin gjyqësorë.
Megjithatë lëvizjet e fundit në Beograd duhet parë me kujdes, sepse në dukje i dorëzuar ndaj kërkesave të protestuesve, Vuçiq, me gjasë, po përgatitë një skenarë të i për daljen nga kriza duke “flijuar” kështu bashkëpunëtorët e vet të afërt.
Ditët në vijim do të qartësoht më mirë se a është vërtetë “era e ndryshimeve” ajo që po fryen në Beograd, apo veç një taktikë e re e autokratit serb, për tejkalimin e presionit gjithnjë më të madh të studentëve dhe qytetarëve të revoltuar.
“Serbia e revoltuar”, deri sot, ka shprehur vetëm qëndrimet për korrupsion ndaj pushtetit të Vuçiqit, po jo edhe për tema tjera të ndieshme që, për dekada, po qëndrojnë si pengesë në rugën e demokratizimit të saj.
Opozita serbe nga ana tjetër, të cilën e bashkon armiqësia ndaj Vuçiqit, por jo edhe vizioni për të ardhmen e Serbisë, është në test serioz. Me shumë gjasë, ata ose së paku një pjesë e tyre do të marrin ftesë nga vet Vuçiq, për tiu bashkangjitur qeverisë së re.
Nëse shohim në të kaluarën, në momentet e krizave më të mëdha që ka pasur Vuçiq, opozita, ky “armik” i përbetuar i tij, ishte përçarë mes vete duke dalë me qëndrime diametralisht të kundërta (siç ishte rasti i vitit 2023 me zgjedhjet e fundit për Beogradin) duke i siguruar kështu atij avantazhin e nevojshëm për ta rifituar kryeqytetin.
Emërimi i ish kryetarit të DS-it, Dragan Shutanovac, (i akuzuar nga Vuçiq dhe SNS, se në cilësinë e ministrit të mbrojtjes “kishte shitur për skarp tanket serbe”) për ambasador të Serbisë në Washington, tregon se Vuçiq veçse ka vendosur kontakt me një pjesë të opozitës për planin e tij të “rekonstruimit”.
Çështja mbetet se si do të reagojë “Serbia e revoltuar” në rast të një tradhëtie tjetër nga opozita në këtë shtet.
Rekonstruimi me apo pa opozitën nuk ka efekt nëse ky është synim në vete.
Demokratizimi i Serbisë, duhet të nisë me reforma serioze në sistemin zgjedhorë, sikurse edhe në sistemin e dejtësisë, me ballafaqimin me të kaluarën sikurse pranimin e hapur të krimeve të luftës, për liritë qyetare sikurse edhe për të drejtat e pakicave, të cilat përbëjnë 20 përqind të popullatës së gjithmbarshme në këtë vend.
Rruga Press