KryesoreLajme

Kamberi: Raporti për Serbinë është thirrje për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka thënë se Raporti i Progresit për Serbinë për këtë vit është thirrje për drejtësi dhe barazi për shqiptarët e Luginës së Preshevës. 

Ai ka shtuar se ai raport është pasqyrë e situatës së pakicave, veçanërisht mbi sfidat dhe problemet që përballen shqiptarët e Luginës. 

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

Kamberi ka renditur disa nga pikat që thotë se janë në raport e shqiptarët i kanë ngritur vazhdimisht. Aty përfshin mungesën e zbatimit të të drejtave të shqiptarëve, pasivizimin e adresave dhe kontrollet policore, përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në institucione publike dhe polici, mungesa e arsimit në gjuhën shqipe, mungesa e shërbimeve publike në gjuhën e pakicave, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi, etj. 

“Ky raport nuk mund të kuptohet ndryshe përveç si thirrje që Serbia të përmbushë detyrimet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të drejtave e pakicave, të veprojë në mënyrë transparente dhe të respektojë të drejtat e shqiptarëve si qytetarë të barabartë. Ne nuk do të heshtim! Të drejtat tona duhet të mbrohen, dhe zëri ynë do të dëgjohet”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024
YouTube player