Kamberi në tubimin mbështetës për Luginën: Presheva nuk mund të ekzistojë pa Prishtinën
Në tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë ka thënë se ndihet i kënaqur kur zhvillon takime në Prishtinë iu bashkohet kryeministri Kurti.
“Është emocion që pas 88-ës të vij në këtë amfiteatër. Për ne është kënaqësi kur zhvillojmë takime këtu në Prishtinë e që na i bashkohet edhe kryeministri Kurti. Me ndihmën dhe angazhimin e kryeministrit Albin Kurti ia kemi arritur. Insistimi ynë do të jetë më i madh, Presheva nuk mund të ekzistojë pa Prishtinën. Ka një politikë që lufton të drejtat e qytetarëve, kryeministri ka zgjedh të mbështesë Luginën, shtetet e konsoliduara i mbështesin pakicat. Përballë kemi një shtet diskriminues, betejë pas beteje do arrijmë t’ ia dalim. Shqiptareët e Preshevës nuk do jenë të nënshtruar ndaj Serbisë, do të luftojnë për barazi, liri e simetri. Këtu jemi për të kërkuar mbështetjen e tuaj, për të votuar më të mirën. Votuesi të zgjedh më të mirë e më të mirët janë në mesin tonë Artita Sinani e Ragmi Mustafa”, ka thënë Kamberi.
Rruga Press