Kamberi: Nacionalizmi ekstrem që ka dominuar në Serbi gjatë viteve të 90-ta ka ndryshuar vetëm formën
Shefi i grupit të deputetëve “Lugina e Bashkuar – PAD e Sanxhakut”, Shaip Kamberi i Bujanocit deklaroi sot në Kuvendin Popullore të Serbisë se Serbia është shtet “ i papërfunduar”, e citojnë mediat e Brogradit, transmeton RrugaPress.
Ende nuk është zgjidhur e ardhmja e saj dhe se “për shkak të aspiratave territoriale që vazhdojnë të jenë të fuqishme” Serbia nuk është në gjendje të kryej integrimin e vet të brendshëm, është shprehur ai.
Kamberi ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut për të thënë se nacionalizmi ekstrem që ka dominuar (në Serbi) gjatë viteve të 90-ta në fakt ka ndryshuar vetëm formën.
Ndaj fjalës së Kamberit ka reaguar shefi i grupit parlamentar të SPS-it, Gjorgje Miliqeviq, i cila e ka pyetur atë nëse ndonjë serb në cilindo territor dhe në cilindo parlament do të mund të fliste ashtu si Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë.
“Natyrisht se nuk do të mundej. Dhe kjo flet për respektimin e pakicave kombëtare”, ka thënë Miliqeviq.
po ashtu ka thënë se respektimi i të drejtave njerëzore asnjëherë nuk ka qenë lartë në shkallën e përparësive të shtetit (të Serbisë) dhe pas zhbërjes së Jugosllavisë Serbia ka krijuar një shtet kombëtar homogjen “që përjashton kompromisin me pakicat”.
Ai ka shtuar se pushteti ka krijuar “një realitet paralel” se fyen kundërshtarët me “metoda staliniste” dhe diskriminimi është i përditshëm në Serbi.
Ka thënë se qeveria sivjet nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar të drejtat njerëzore e të pakicave.
“Tridhjetë vjet nga rënia e sistemit njëpartiak Serbia është larg nga ndërtimi i republikës moderne, qytetare, demokratike “, është shprehur Kamberi dhe ka pyetur qeverinë se cilat masa do t’i ndërmarrë për të mënjanuar pengesat që e ndalin Serbinë për t’u bërë anëtare e BE-së.
Në përgjigjen e tij Kamberit, deputeti Miliqeviq ka thënë: “Kosova e ashtuquajtur(!?) dhe Serbia e fuqizuar nuk janë njësoj. Serbia gjeopolitikisht është shumë më e rëndësishme për SHBA-në dhe kjo është ajo që shqetëson protagonistët e pavarësisë së Kosovës”, është shprehur ai, transmeton RrugaPress.
Rruga Press