KryesoreLajme

Kamberi kritikon propozimin që Demo Berisha të jetë pjesë e Qeverisë së Serbisë: Demo Berisha është simbol i mohimit të identitetit kombëtar

I vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, deklaroi më 14 prill se propozimi që Demo Berisha të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në qeverinë e re të Serbisë është “një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, ka rezistuar dhe është sakrifikuar për të drejtat e tij në Serbi”.

Berisha është kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Serbi dhe anëtar i Komitetit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, që u prezantua nga Partia Progresive Serbe në pushtet gjatë një tubimi treditor në Beograd, nga 11 deri më 13 prill.

Lexo më shumë  "Rama nuk ka ofertë", Këlliçi: Opozita e ka mundësinë për të bërë ndryshimin

“Ky emërim nuk është vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm. Sepse Demo Berisha nuk është përfaqësues i të drejtave të njeriut, por simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në faqen e tij në Facebook.

Berisha është pjesëtar i Ushtrisë së Serbisë. Që nga viti 2023, ai është i punësuar në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Serbisë në pozitën e këshilltarit.

Lexo më shumë  Arlind Qori fushatë mes pluhurit/ Denoncimi për ndotjen në Tiranë (VIDEO)

Kamberi theksoi se Berisha “nuk përfaqëson shqiptarët, por versionin e tij të instrumentalizuar për interesat politike serbe, si disa të tjerë në kohën e (presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan) Millosheviçit”.

YouTube player
sqhrenfrdeit