KryesoreLajme

Kamberi: Do insistojmë që edhe shqiptarët në Luginë të kenë të drejta si serbët me marrëveshjen e Ohrit

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka komentuar pjesën hyrëse të marrëveshjes së Ohrit, në të cilën përmenden të drejtat e pakicave.

Kamberi thotë se do të insistojnë që shqiptarët në Luginë të Preshevës të kenë të drejta njëjtë sikur serbët në marrëveshjen e Ohrit.

“Në marrëveshjen e Ohrit, në preambulën, pjesën hyrëse të saj përmenden të drejtat e pakicave. Që do të thotë, ajo nuk i referohet vetëm komunitetit serb në veri apo në Kosovë, nuk i referohet vetëm komuniteteve në Kosovë, por meqë është një marrëveshje e dakorduar mes dy shteteve, i referohet komuniteteve që jetojnë në këto dy shtete. Pra këtu do të jetë një çështje në kuadër të cilës ne do të vazhdojmë të insistojmë te çështja e Luginës, të ndërtohet një simetri…çështja e integrimit, serbët e kanë të garantuar pavarësisht marrëveshjes, edhe me Kushtetutën aktuale, integrimin e vetë prej institucioneve lokale qasjen në sistemin e gjyqësorit, në polici, në Qeveri dhe shqiptarët janë të përjashtuar nga përfshirja në organe shtetërore në punën e rregullt”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player