Bota

Kambanat e luftës në Ukrainë/ Biden konsultim me ushtarakët e lartë amerikanë për skenarët

Amerikanët dhe britanikët kanë nisur evakuimin e diplomatëve të tyre nga Kievi, ndërsa europianët nuk e kanë ndërmarrë ende një veprim të tillë.

Situata e sigurisë rreth “kufijve të Ukrainës, në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe në Ukrainën lindore të kontrolluar nga Rusia, është e paparashikueshme dhe mund të përkeqësohet, thuhet në deklaratën e departamentit të Shtetit, duke shtuar se ka raporte që Rusia po planifikon “aksion të rëndësishëm ushtarak kundër Ukrainës.

Qytetarët amerikanë në Ukrainë duhet të konsiderojnë nisjen menjëherë duke përdorur edhe mundësi të tjera transporti komerciale ose private, ishte njoftimi i ambasadës amerikane në Kiev.

Por ndërsa stafet e ambasadave po evakuohen, në tavolinën e presidentit Biden ka shkuar edhe raporti për të dislokuar trupa në terren.

Mediet amerikane shkruajnë se Presidenti Joe Biden u takua me zyrtarë të lartë të Pentagonit, shefi e shtabit Mark Milley dhe sekretarin e mbrojtjes Lloyd Austin në Camp David, të dielën, ku diskutuan opsionet për të kundërshtuar agresionin rus. Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe këshilltari i Bidenit, Steve Riçhetti, iu bashkuan takimit personalisht.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

Situata është e tensionuar mes palëve, ku amerikanët po përgatiten në çdo nivel, ushtarak, politik e diplomatik për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe moslejimin e cënimit të sovranitetit të Ukrainës.

Presidenti Biden tha javën e kaluar se ai e paralajmëroi Putinin për pasojat tejet të rënda ekonomike që Rusia do të ketë në rast të një agresioni. Ndërkohë, aleatët e NATO-s si Lituania, Letonia dhe Estonia janë autorizuar që të ndihmojnë me armatim Ukrainën.

Rusët ndërkaq kanë dislokuar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën dhe mjete të shumta luftarake. Situata midis Rusisë dhe Ukrainës është e ndërlikuar nga lidhjet historike dhe kulturore midis dy vendeve. Presidenti Putin e konsideron Ukrainën si pjesë të “Rusisë së madhe” dhe ka shkruar dhe folur në të kaluarën për ribashkimin e popullit rus dhe ukrainas.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Në vitin 2014, Rusia iu përgjigj rënies së qeverisë pro-ruse në Kiev duke aneksuar Krimenë.  Ukraina vlerëson se 7% e territorit të saj është i pushtuar ilegalisht nga Rusia.

Konflikti i armatosur ka vazhduar në pjesë të Ukrainës lindore që atëherë, por një pushtim tërësor duket se është më afër se kurrë më pare. Presidenti Putin ndërkaq këmbëngul se Rusia nuk po planifikon ndonjë pushtim, por mbetet e paqartë nëse lëvizja e trupave është një prelud i luftës apo nëse Kremlini po e përdor atë për t’u ulur në tavolinë e të negociojë zgjerimin e NATO-s.

Rruga Press

YouTube player