Kamala Harrisit dhe Mark Zuckerbergut u ndalohet hyrja në Rusi
Rusia e ka zgjeruar të enjten listën e amerikanëve, të cilëve u ndalohet hyrja në këtë shtet, si hakmarrje për sanksionet e vendosura ndaj Moskës zyrtare, raportoi Sky Neës.
Tani të përfshirë në ndalesë janë edhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg dhe zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Në total 29 zyrtarë dhe gazetarë amerikanë janë në këtë listë.
“Këtyre individëve u ndalohet hyrja në Federatën Ruse”, ka thënë ministria e Jashtme ruse.
Muajin e kaluar iu ndalua presidentit amerikan Joe Biden që të hynte në Rusi.
Bideni nuk e ka vizituar Rusinë që nga viti 2011, kur ishte në pozitën e zëvendëspresidentit, në kohën e Barack Obamës president. Gjatë qëndrimit të tij në Moskë atëkohë, Bideni ka pasur një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Në muajin mars u është ndaluar hyrja në Rusi edhe sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, shefit të CIA-s, William Burn, sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.
Rruga Press