Argument

“Kam patur bisedë të tensionuar me Zaevin”, Ali Ahmeti mbetet me gisht në gojë

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti thotë se mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë të tensionuar me Zoran Zaev, i cili njoftoi dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale. Sipas Ahmetit, Zaev nuk duhet të lërë postin e kryeministrit, pasi siç u shpreh ai ka marrë besimin e qytetarëve për të qeverisur vendin.

“Mbrëmë kam pasur bisedë të tensionuar me Zaevin, pasi nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që ka bërë me tërheqjen nga kryetar i Qeverisë dhe kryetar i LSDM-së. Këto janë zgjedhje lokale, dhe ke plot shembuj nëpër botë që zgjedhjet lokale i fiton dikush tjetër e parlamentaret dikush tjetër. Ne kemi marrë besimin për të drejtuar shtetin”, tha për TV21 kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kujtojmë që pas humbjes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev në një konferencë për mediat njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Ali Ahmeti nuk e ka aspak hallin se dorëheqja e Zaevit mund t’i sjellë ndonjë dëm RMV-së, por ka frike se ndoshta nuk do mundet më të vjedhi nga fondet publike, sepse i rrezikohen pozitat që mbart tanimë në qeveri.

Ali Ahmetit kjo frikë i shtohet më tepër edhe pas humbjes së thellë në Tetovë, e cila na tregon se partia e tij e batakçinjve nuk do jetë në pozita të tilla siç është sot, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Thonë që minjt e ndjejnë tërmetin të parët. I gjelbri Ali Ahmeti, si një prej sojit të nëntokës së kaftë, ka kuptuar që vota e lirë dhe e pa shantazhueshme popullore, nuk i do zgëçet anës kanalit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *