KryesoreLajme

‘Kallzojmë në SPAK skandalin e Onkologjikut në Tiranë’/ Stafa: Ka pasur neglishencë të frikshme, mungesë medikamentesh, përgjegjësit të dënohen

Familjarët e viktimave të onkologjikut sot janë në SPAK për të kallëzuar skandalin e Onkologjikut ku kërkojnë drejtësi për personat që kanë humbur jetën apo ndodhen akoma në trajtim tek onkologjiku ku mungojn medikamentet, ka pasur neglishencë të frikshme për ta dhe kanë mungesë aparaturash.

Gazetari Osman Stafa, i cili ka përfaqësuar vazhdimisht zërin e këtyre qytetarëve mbajti fjalën e tij para SPAK ku tha se deri tani nuk ka një përgjegjës për situatën por është e qartë që ka pasur neglishenca dhe mungesë ilaçesh në Onkologjik duke shtuar kalvarin e vuajtjeve të pacientëve.

Stafa i bëri apel qytetarve që kanë pasur një ngjarje që i lidh me Onkologjikun, të reagojnë dhe të shkojnë në SPAK për të folur e për të dënuar përgjegjësit.
Osman Stafa:

Lexo më shumë  Urime Kosovë! Urime popull i qëndresës, i lirisë dhe i dinjitetit!

Ditën e sotme kanë qenë dëshmitarët e parë të cilët janë paraqitur para prokurorit të cilit ndjek këtë cështje sa i takon korrupsioni dhe pretendimet e tyre për keqmjekim.

Familjarët kanë dhën deklarimet e para sa i takon cështjeve të onkologjikut ku tashmë ka dalë e zeza mbi të bardhë që ka pasur neglizhencë të frikshme, mungesë medikamentesh jetëshpëtuese për pacientë që vuanin nga kanceri.

Nuk ka përgjegjës deri tani dhe prandaj kemi ardhur në SPAK për të kërkuar drejtësi për ata pacientë të cilët kanë ndërruar jetë apo janë në kalvarin e vuajtjes, mungesës së aparaturave apo medikamenteve.

Sot që flasim, aparatura që bën rreze për pacientët të cilët vuajnë nga kanceri nuk punon dhe e gjitah kjo cfarë po ndodh nuk meriton emër tjetër vecse krim. Unë kam një apel dhe kjo është e rëndësishme, do i lutesh kujtdo që ka histori korrupsioni që ka histori neglishence, që ka histori në onkologjik të komunikojë të flasë, të vijnë në SPAK për të dhënë pretendimet e veta. Kushdo pacient i cili ka shkuar në onkologjik dhe ka përfunduar në klinika private i lutem që të reagojë.

Më besoni që në onkologjik askush nuk ka rast që i ka shpëtuar.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sipas faqes së KQZ-së, PDK-ja “i mori” 1190 vota në vendvotimin me 425 votues
YouTube player