Kallëzim Penal ndaj Shpend Ahmetit. Punësime në ikje që ndikojnë në votim
Kallxo.com po na tregon se si në kohë fushate, kryetari në ikje i Komunës së Prishtinës po perpiqet të ndikojë në votat e interesuara.
Në datën 6 tetor 2021 Kryetari në ikje i Prishtinës Shpend Ahmeti ka emërur 25 drejtorë të rinj në shkollat e mesme. Konkretisht janë emëruar: 8 drejtorë të Shkollave të Mesme të Larta, 4 zëvendës drejtorë për Shkollat e Mesme të Larta, 13 drejtorë për Shkolla Fillore të Mesme të Ulëta, 5 zv/drejtorë për shkolla Fillore të Mesme të Ulta dhe 8 drejtorë të insitucioneve parashkollore.
Këto emërime janë të jashtëligjshme dhe për këtë veprim, Inspektoriati i Ministrisë së Arsimit ka lëshuar një kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës për zgjedhjen e drejtorëve.
Me këtë vendim nuk kanë qenë dakort disa mësues në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, të cilët kanë bojkotuar mësimin.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës ka shkelur dhe është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për përzgjedhjen e procesit të drejtorëve në institucionet publike edukativo-arsmore në Komunën e Prishtinës.
Zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Pupovci ka bërë të qartë se të gjithë drejtorët janë emëruar në procedura të jashtëligjëshme dhe se për këtë është dorëzuar kallëzim penal.
“Shkelja këtu bëhet fjalë për shkak se sipas Udhëzimin Administrativ parashihet që kandidatët të intervistohen nga ana e komisionit vlerësues me përbërje: Një nga komuna, një nga Kuvendi Komunal dhe një nga ministria. Në këtë rast, kanë qenë përfaqësues të DKA-së, ka pasur mungesë të anëtarit të kuvendit komunal si dhe nga ana e MAShTI s’ka marrë pjesë në panel dhe s’është zhvilluar procedura për 40 ditë siç parashihet”, tha Pupovci.
Shpend Ahmeti si kryetar komune ka bërë shkelje pa fund me negzhilencën e tij për detyrën që ka. Por tani që është në ikje ai vazhdon bën nderet e fundit duke emëruar drejtorë nëpër shkolla.