BotaKryesore

Kallas: SHBA-ja duhet të veprojë nëse Rusia nuk pajtohet rreth armëpushimit

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërmarrin “veprime serioze” kundër Rusisë, në rast se ajo nuk pajtohet për armëpushimin në Ukrainë

“Amerika ka thënë se nëse Rusia s’pajtohet rreth armëpushimit të pakushtëzuar, atëherë do të ketë pasoja. Pra, ne duam t’i shohim ato pasoja, po ashtu nga pala amerikane”, ka thënë Kallas gjatë një takimi me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Lexo më shumë  LVV reagon pas vendimit të Gjykatës: Dekreti ishte antikushtetues - do të angazhohemi për zgjedhjen e presidentit

E para takimit është prononcuar ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se ai s’është me të vërtetë i interesuar për bisedimet e paqes në Ukrainë, tek ka thënë se lideri rus po kërkon të “blejë kohë” në bisedimet me Shtetet e Bashkuara.

“Kemi parë sërish sulme masive (ruse) gjatë ditëve të fundit… Këto flasin më shumë se fjalët boshe (për procesin e paqes) që kemi dëgjuar për kaq gjatë”, ka thënë Pistorius para takimit. 

Lexo më shumë  Pesëvjeçari i Vuçiqit – nga “kërcimi në të ardhmen”, te rënia në humnerë

“Putini qartazi po blen kohë, fatkeqësisht duhet të themi se Putini s’është në të vërtetë i interesuar për paqe”, ka shtuar ai.

YouTube player