KryesoreLajme

Kallas javën tjetër në Kosovë, Osmani e takon në Tiranë: Kosova e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Tiranë gjatë samitit me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Ajo e cilësoi Kallasin si mbështetëse të kahmotshme të një Evrope të sigurt dhe të bashkuar dhe njoftoi për vizitën e Kallasit në Kosovë gjatë javës së ardhshme.

Lexo më shumë  "Të shmangen zgjedhje të reja" - Shoqëria civile në Kosovë letër partive: Një president i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet

“Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani.

Ajo shtoi se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe u bëri thirrje institucioneve të BE-së që t’i përgjigjen këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri – sipas Osmanit, tipare që e karakterizojnë edhe vetë lidershipin e Kaja Kallas.

Lexo më shumë  Eurodeputeti: Rasti i Ballukut rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Rruga Press

YouTube player