BotaKryesore

Kallas: Është e papërshtatshme që Putini të vijë në Hungari, vend anëtar i Bashkimit Evropian

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se “nuk është e hijshme” që presidenti rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Hungari, një vend anëtar i BE-së, për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump lidhur me luftën në Ukrainë.

Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, Kallas u tha gazetarëve se ajo mirëpret përpjekjet e Trump për të sjellë paqe, por theksoi se është po aq e rëndësishme që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të zhvillojë bisedime me Putinin, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

Duke iu referuar paralajmërimit të Trump se do të takohet së shpejti me Putinin në Budapest, Kallas deklaroi se Uashingtoni “ka mjaftueshëm fuqi për të ushtruar presion ndaj Rusisë që të ulet në tryezën e negociatave” dhe se, nëse e shfrytëzon këtë, “do të ishte mirë nëse Rusia e ndalon luftën.”

“Sa i përket Budapestit, jo, nuk është mirë… të shohësh në realitet që një person për të cilin Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër arresti të vijë në një vend evropian,” tha Kallas, duke shtuar se mbetet për t’u parë nëse takimi i paralajmëruar do të sjellë ndonjë rezultat.

Lexo më shumë  Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

Rruga Press

YouTube player