Bota

Kallas: Anëtarët e BE-së do të diskutojnë se si të rihapin Ngushticën e Hormuzit

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të hënë se është në interesin e Evropës që Ngushtica e Hormuzit të mbahet e hapur dhe shtetet anëtare do të diskutojnë se çfarë mund të bëjnë. Kjo deklaratë e saj erdhi përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel.

“Është në interesin tonë ta mbajmë të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për këtë arsye po diskutojmë edhe se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim”, u tha Kallas gazetarëve.

Lexo më shumë  Akuza për dhënie informacionesh ndaj armiqve, Irani arreston 500 persona

Ajo theksoi se kanë qenë në kontakt me aleatët amerikanë në nivele të ndryshme për këtë çështje, por shtoi se situata është shumë e paqëndrueshme. Kallas gjithashtu tha se ndërhyrja është jashtë fushës së veprimit të NATO-s pasi nuk ka vende të aleancës në Ngushticën e Hormuzit.

“Ne kemi qenë në kontakt me NATO-n më parë, por kjo është vërtet jashtë zonës së ndërhyrjes së NATO-s. Kjo është arsyeja pse kemi Operacionin Aspides, dhe ka shtete anëtare të gatshme të kontribuojnë, si në ‘koalicionin e të gatshëmve’ ashtu edhe në vetë operacionin, por është një zonë jashtë territorit të NATO-s. Nuk ka vende të NATO-s në Ngushticën e Hormuzit”, tha ajo.

Lexo më shumë  Akuza për dhënie informacionesh ndaj armiqve, Irani arreston 500 persona

Komentet e saj erdhën ndërsa presidenti amerikan Donald Trump rriti presionin mbi aleatët e SHBA-së për të dërguar anije për të ndihmuar në sigurimin e ngushticës, duke paralajmëruar se NATO përballet me një të ardhme shumë të keqe nëse vendet nuk arrijnë të ndihmojnë.

Rruga Press

YouTube player