Kalendari i Superiores: Teuta-Partizani dhe Laçi-Vllaznia, në javën e parë
Sot paradite, në mjediset e stadiumit “Air Albania”, është hedhur shorti, i cili do të përcaktojë edhe kalendarin e Kampionatit të 83-të Kombëtar të Superiores.
Në sezonin e ri 2021/2022, në Kategorinë Superiore do të marrin pjesë këto 10 skuadra: Teuta, Partizani, Vllaznia, Laçi, Tirana, Kukësi, Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo, Egnatia.
Goglat kanë përcaktuar java e parë të këtij kampionatit, si dhe javët pasardhëse. Më 11 shtator, në javën e parë të Kampionatit të 83-të të Superiores sipas planifikimit të FSHF-së, spikatin përballjet Laçi-Vllaznia dhe Teuta-Partizani.
Java 1 (11 shtator)
Tirana-Skënderbeu
Egnatia-Kukësi
Kastrioti-Dinamo
Laçi-Vllaznia
Teuta-Partizani
Rruga Press